Shtëpitë botuese të bashkëpunojnë për Abetaren e përbashkët, thotë profesor Rrokaj
Shezai Rrokaj, autor i Abetares së përbashkët deklaroi se shtëpitë botuese duhet të bashkëpunojnë në pikëpamjen e metodologjisë për krijimin e Abetares së përbashkët.
Sipas tij Abetaret që janë aktualisht janë të punuara mirë, por gjithnjë ka vend për përmirësim, andaj mendon se vendimi është korrekt, por koha në dispozicion nuk është e mjaftueshme.
“Për t’u unifikuar unë mendoj, shtëpitë botuese me përvojën më të madhe sot në fushën e tekstologjisë, përkatësisht dhe të Abetares bashkë me autorët duhet të mblidhen dhe të vendosin se si mund të realizohet një tekst që të ketë pritshmërinë e kohës, të fëmijëve, të shkollës, por natyrisht edhe të faktorit politik,” u shpreh Rrokaj.
Që prej vitit 2012, që kur modeli i Abetares së përbashkët u vu në zbatim, në Kosovë ka vetëm një Abetare, ndërsa në Shqipëri ka 3 për shkak të ligjit të altertekstit, që mundëson disa alternativa për nxënësit.
Profesori theksoi se duhen marrë përvojat e disa shtëpive botuese që mund të jenë të dobishme për një prodhim më të mirë.
LEXONI GJITHASHTU:
Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë
- 16:24 Hungaria drejt reformës kushtetuese, Magyar mbështet uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
- 16:15 Eliminimi i Anglisë nga Botërori, presidenti Trump kritikon strategjinë e trajnerit Tuchel
- 16:05 Kosova i kërkon BE-së të bëjë më shumë për ta dënuar deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik
- 15:51 Kuvajti në shënjestër të Iranit, goditen termocentralet dhe objektet e naftës. Disa të plagosur (VIDEO)
- 15:39 Tensionet në rritje, Irani: Memorandumi i Mirëkuptimit është pezulluar pasi SHBA-të shkelën angazhimet e tyre
- 15:29 Forcat ukrainase godasin qendra kryesore logjistike në Rusinë qendrore, disa të vrarë (VIDEO)