Shtetasit e huaj në Ukrainë hezitojnë të largohen nga vendi

14 Shkurt 2022 | 13:03

Nën friken e një pushtimi rus, disa shtete u kanë kërkuarve qytetarëve të tyre që të largohen sa më parë nga Ukraina.

Por, në aeroportin kryesor të  Kievit, jo shumë shtetas të huaj po ndjekin udhëzimet e vendeve të tyre. Situata në aeroport paraqitet e qetë dhe nuk raportohet për shumë largime nga vendi.

Qeveritë perëndimore këmbëngulin se nëse Rusia nis pushtimin, ata nuk do të dërgojnë forca shpëtimi.

Vetëm Kanadaja deri më tani zhvendosi ambasadën në qytetin Lviv, një vendim që për momentin mund të ndiqet edhe nga SHBA ose Europa. Ministrja e Jashtme gjermane shpjegoi se cila janë aksionet e Berlinit.

“Ambasada jonë do të qëndrojë në Kiev, do të reduktojmë stafin diplomatik. Kjo do t’u kërkohet edhe organizatave tona që punojnë aty. Ndërsa shtetasit që ndodhen për biznes apo të tjera arsye duhet të largohen nga vendi, edhe familjet duhet të ikin”, u shpreh ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

E nëse ky skenar ndodh, një tjetër shqetësim ka kryeministri hungarez Viktor Orban, ai frikësohet nga vërshimi  i mijëra emigrantëve ukrainas drejt Evropës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar operacionet ushtarake të Izraelit në Liban, duke i cilësuar ato si të...
19:08 | 05/07/2026

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili

Vullkani Etna në Siçili shpërtheu sërish të dielën, duke nxjerrë një re të madhe hiri vullkanik dhe duke shkaktuar kufizime në fluturimet e aeroportit të...
18:41 | 05/07/2026

Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën

Polonia do të deklasifikojë të gjitha informacionet mbi ndihmën ushtarake dhe mbrojtëse të dhënë Ukrainës gjatë periudhës 2022-2026, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz. Sipas...
18:39 | 05/07/2026