Shtete arabe të OBI kundërshtojnë planet izraelite për pushtimin e plotë të Gazës

26 Gusht 2025 | 10:28

Organizata për Bashkëpunim Islam (OBI) ka reaguar ashpër ndaj planeve të Izraelit për të marrë nën kontroll të plotë Rripin e Gazës, duke u bërë thirrje vendeve anëtare dhe bashkësisë ndërkombëtare që të ushtrojnë presion mbi Tel Avivin për të ndaluar veprimet kundër palestinezëve.

Në deklaratën përfundimtare të miratuar pas një takimi urgjent ministror në Xheda të Arabisë Saudite, OBI dënoi planet izraelite për “imponimin e pushtimit të plotë dhe kontrollit ushtarak mbi Rripin e Gazës”, duke hedhur poshtë çdo nismë që synon zhvendosjen me forcë të popullit palestinez.

Organizata u bëri thirrje të gjitha shteteve që të ndërmarrin masa konkrete ligjore dhe efektive, përfshirë vendosjen e sanksioneve, pezullimin e dërgesave të armëve dhe rishikimin e marrëdhënieve diplomatike e ekonomike me Izraelin, me qëllim që të parandalohet përshkallëzimi i situatës.

Në dokumentin e saj, OBI gjithashtu denoncoi shënjestrimin e qëllimshëm të gazetarëve dhe profesionistëve të medias në Rripin e Gazës, duke theksuar se “këto veprime përbëjnë krim lufte dhe sulm ndaj lirisë së shtypit”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës

Google është gjobitur me një total prej 890 milionë eurosh nga BE për shkelje të ligjeve të konkurrencës online nga shërbimet e saj të kërkimit...
13:18 | 23/07/2026

Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë

Të dërguarit e Bashkimit Evropian ranë dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, duke vendosur kufizime...
12:45 | 23/07/2026

Lavrov-Rubios: E papranueshme që SHBA-të të vazhdojnë shitjen e armëve në Kiev

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov paralajmëroi Uashingtonin kundër shitjes së vazhdueshme të armëve në Kiev gjatë një takimi me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së...
12:44 | 23/07/2026