Shtetet e Bashkuara kërkojnë përfundimin e mandatit të UNMIK-ut
Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka thënë se misioni i UNMIK-ut e ka përmbushur mandatin e tij dhe tashmë duhet mbyllur.
Ai ka thënë se Këshilli i Sigurimit duhet të vendosë burimet e tij në zonat ku ka më shumë nevojë, raporton KosovaPress.
“Ne vërejmë se UNMIK -u nuk ka luajtur një rol kritik në zgjidhjen e tensioneve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me çështjen e targave. Ngjarjet e fundit, përsëri, demonstruan se UNMIK e ka përmbushur qëllimin e tij siç është përshkruar në mandatin fillestar. Ne duhet ta pranojmë këtë realitet dhe të shkojmë drejt mbylljes së tij. Ky Këshilli ka një përgjegjësi për të përcjellë vëmendjen dhe burimet e tij në fushat dhe çështjet ku ato janë më të nevojshme”, ka thënë ai në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në Kosovë.
Përfaqësuesi i ShBA-ve në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndër të tjera ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë mbetet platforma më e mirë për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura dhe për të normalizuar raportet në mes të dy shteteve.
Kjo sipas tij, do të bëhej përmes arritjes së një marrëveshje mbi njohjen reciproke.
Në këtë mbledhje, për UNMIK-un ka folur edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ku ka theksuar se mandati tij është në kontradiktë me interpretimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën dhe gjithashtu ka bërë thirrje që buxheti i dedikuar për të destinohet për nevoja të tjera.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West