Shtetet e BE-së përshëndesin marrëveshjen në Ohër, nëse nuk zbatohet ka pasoja
Krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian mirëpritën marrëveshjen e arritur në bisedimet ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë më 18 mars në Ohër.
Ata kërkojnë që palët të zbatojnë marrëveshjen, në të kundërt ka pasoja.
“Këshilli Evropian mirëpret Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe Aneksi i Zbatimit të saj, të arritur në Dialogu i lehtësuar nga BE-ja i udhëhequr nga Përfaqësues i Lartë, si pjesë integrale e tyre rrugët përkatëse evropiane, dhe u bën thirrje të dyja palëve që të zbatojnë me lehtësi dhe në mirëbesim detyrimet e tyre përkatëse,” – thuhet në dokument.
Përpara mediave shefi europian i diplomacisë, Borrell paralajmëroi Serbinë dhe Kosovën me ndëshkime nëse nuk implementojnë marrëveshjen.
“Më lejoni të them se çdo përpjekje për ta vënë në pikëpyetje marrëveshjen është e kotë. Për marrëveshjen u dakordësua dhe duhet të implementohet dhe nuk ka hapësirë për të zgjedhur. Duhet të implementoeht në të gjitha pjesët e saj dhe ne do të vëzhgojmë me kujdes se kush ka filluar implementimin dhe kush jo. Do t’i këshilloja të dyja palët të mos bëjnë me gisht njëra-tjetrën, pro të fillojnë të bëjnë punën e tyre,” – u shpreh diplomati.
Plani evropian për të cilin palët u pajtuan më 27 shkurt në Bruksel ndërsa me 18 mars në Ohër për zbatimin e tij, kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra tjetrës. Ai kërkon që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese, por nuk kërkon njohje të ndërsjellë.
Mosnënshkrimi i dokumentit në takimin e Ohrit nxiti mëdyshje nëse marrëveshja mund të trajtohet si ligjërisht e detyrueshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve