Shtetet e Evropës Qendrore kërkojnë që Bosnjës t’i jepet statusi i kandidatit
Pesë shtete të Evropës Qendrore, që të gjitha anëtare të Bashkimit Evropian, i bënë thirrje bllokut që t’i japë statusin e shtetit kandidat Bosnje Hercegovinës.
“Bëhet fjalë për një sinjal nga qeveritë tona se Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për BE-në”, tha më 13 korrik në Budapest, ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg.
Ministrat e Jashtëm të grupit të quajtur C5 – Austria, Hungaria, Republika Çeke, Sllovakia dhe Sllovenia – kërkuan që në samitin e radhës së BE-së, që do të mbahet në tetor, çështja e statusit kandidat për Bosnjë e Hercegovinën të jetë në agjendë, raporton Radio Evropa e Lirë.
Në qershor, Ukraina dhe Moldavia morën statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.
Bosnjë e Hercegovina, shtet që ende vuan nga efektet e luftës së viteve 1992-95, nuk u përfshi në marrjen e statusit gjatë samitit të qershorit.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur në Everest