Shtohen fëmijët me probleme zhvillimi që kërkojnë terapi, 40 raste vetëm në Sarandë

6 Nëntor 2023 | 16:43

Numri i fëmijëve me probleme në zhvillim sa vjen dhe rritet. Këtë tendencë e pohon edhe drejtoresha e Qendrës së Zhvillimit në Bashkinë e Sarandës, Besiana Braho.

“Në qendrën tonë trajtojmë raste nga më të ndryshmet me çrregullime të të gjitha llojeve. Fatkeqësisht duhet të pranojmë që muaj pas muaj ne përballemi me raste të reja dhe fëmijë të rinj që kanë nevojë për trajtim të vazhduar në qendrën tonë”, thotë Braho.

Shtimi i rasteve që kërkojnë terapi pranë specialistëve ka ulur edhe moshën e pranimit të fëmijëve në këtë qendër.

“Në qendrën tonë pranojmë fëmijë nga mosha 5 vjeç deri në 16 dhe duke parë që evidentimi i rasteve duhet bërë në një moshë më të hershme, kemi ulur pjesën e moshës duke i pranuar fëmijët nga mosha 3 vjeç, dhe deri në 16 vjeç. Sa më shpejt që ta kapësh rastin dhe duke e drejtuar te personat kompetent, bëhet dhe arritja më e mirë e rezultateve, ndaj kemi ulur moshën e pranimit”, shprehet Olgerd Xhallari, logoped.

Specialistët në Sarandë bëjnë apel që prindërit t’i drejtohen qendrave të specializuara sapo të shohin diçka që nuk shkon me fëmijën e tyre dhe t’i ndihmojnë fëmijët sa më shumë me socializimin.

“Nëse fëmija paraqet probleme me socializimin, në kontaktin me sy, nuk reagon siç reagon një fëmijë me sjellje tipike atëherë kjo është një kambanë alarmi dhe nuk kushton asgjë që të bëjmë një kontroll me specialistin dhe më pas me qendrën që është në funksion të të gjithë qytetit”, thotë ai.

Vetëm në Qendrën e Zhvillimit në Bashkinë e Sarandës ndjekin terapitë e zhvillimit rreth 40 fëmijë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026