Shtohen rastet e të infektuarve me grip, ISHP vazhdon testimin për personat e dyshuar

8 Janar 2026 | 18:15

Në Shqipëri vijon qarkullimi i viruseve gripale të tipit A, ndërsa nuk është izoluar ende varianti K, i cili konsiderohet më ngjitës. Laboratori i Virologjisë pranë ISHP-së ka testuar, nga 1 tetori deri më tani, mbi 1,700 mostra të dyshuara për grip të tipit A, me nënvariantet H1N1 dhe H3N2.

Ndërsa rastet e gripit dhe virozave të stinës vijojnë të rriten, ekspertët e shëndetit publik apelojnë për kujdes të shtuar.

Të moshuarit, personat me sëmundje kronike, fëmijët dhe gratë shtatzëna, sipas ekspertëve, janë grupet më të rrezikuara për të zhvilluar forma më të rënda të gripit, që mund t’i çojnë drejt shtrimit në spital. Nisur nga eksperienca e viteve të shkuara, pritet që kulmi i sezonit gripal të arrihet në fund të muajit janar, ku shifrat e të infektuarve do të jenë të larta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kandidate” për Zonjën e Parë të Francës? Kush është Princesha që shoqëron Bardellën

Deri pak muaj më parë, emri i Princeshës Maria Carolina të Siçilive Burbon-Dy ishte i njohur kryesisht në qarqet aristokratike evropiane, botën e modës dhe...
17:33 | 04/07/2026

Një udhëtim virtual në Titanik, Inteligjenca Artificiale rikrijon anijen legjendare (VIDEO)

Më shumë se një shekull pas tragjedisë së Titanikut, Inteligjenca Artificiale po ofron një mënyrë të re për të eksploruar historinë, duke rikrijuar me detaje...
17:14 | 04/07/2026

Sot 22 vite nga Euro 2004, kur Greqia tronditi Evropën dhe 19-vjeçari Ronaldo shpërtheu në lot (FOTO)

Më 4 korrik 2004 u shkrua një nga historitë më të pabesueshme të futbollit evropian. Në stadiumin “Estadio da Luz” të Lisbonës, Greqia mposhti 1-0...
17:02 | 04/07/2026