Shtoni fokusin te lija e majmunit, paralajmëron zyrtari

18 Korrik 2022 | 10:48

Ndërsa rastet e lisë së majmunit vazhdojnë të rriten në SHBA, një zyrtar i lartë shëndetësor po thekson se shpërthimi duhet të trajtohet në një mënyrë më rigoroze.

“Kjo është diçka që patjetër duhet ta marrim seriozisht. Ne nuk e dimë ende shtrirjen dhe potencialin e saj, por duhet të veprojmë sikur do të ketë aftësinë për t’u përhapur shumë më gjerë se sa po përhapet tani,” tha Dr. Anthony Fauci i tha CNN të shtunën.

Ish-komisioneri i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) Dr. Scott Gottlieb paralajmëroi se mund të jetë tepër vonë për të kontrolluar dhe përmbajtur virusin.

“Unë mendoj se dritarja për marrjen e kontrollit ndoshta është mbyllur. Nëse nuk është mbyllur, sigurisht që ka filluar të mbyllet,” u shpreh ai.

Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Lija e majmunëve është zbuluar në pjesën më të madhe të SHBA-së, me përjashtim të disa shteteve. Shtetet me më shumë raste përfshijnë Nju Jorkun, Kaliforninë, Ilinoisin dhe Floridan.

Të dhënat më të fundit tregojnë se CDC ka gjurmuar të paktën 1,814 raste të mundshme ose të konfirmuara në SHBA, që nga e premtja, dhe gjithsej 12,556 raste të konfirmuara në 68 vende.

Fauci, i cili është drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe këshilltari kryesor mjekësor i Presidentit Joe Biden, i tha Laura Coates të CNN se numrat janë “me shumë gjasa të numëruara më pak”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Incident në Gjirin Persik, droni godet objektin e naftës në det të hapur në Kuvajt

Një sulm me dron ndaj një strukture nafte në det të hapur në Kuvajt ka rikthyer shqetësimet për sigurinë e infrastrukturës energjetike dhe transportit detar...
08:29 | 13/07/2026

Ndahet nga jeta aktori i famshëm Sam Neill, interpretoi doktor Alan Grant në “Jurassic Park”

Aktori neozelandez Sam Neill ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Ylli i kinematografisë botërore, i njohur për rolet e tij në filma si “Jurassic Park”...
08:23 | 13/07/2026

SHBA godet sërish Iranin me urdhër të Trump, përdoren për herë të parë dronë të rinj sulmues

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ajrore kundër Iranit, që zgjati disa orë gjatë natës, duke goditur dhjetëra objektiva ushtarake. Komanda...
07:45 | 13/07/2026