Shtyhet gjyqi për “bosin e kriptovalutave”, debate mes prokurorit dhe avokatit

1 Nëntor 2022 | 10:22

Shtyhet sërish procesi gjyqësor për ekstradimin e turkut Farul Fetih Ozer.

Në seancën e sotme në qytetin e Elbasanit, prokurori paraqiti prova të reja në proces,  ndërkohë që avokati kërkoi kohë të njihet edhe me provat e reja.

Në seancën e sotme pati shumë debate dhe avokati mbrojtës i turkut u shpreh se ka një tendencë që kjo gjykatë të marrë një vendim sa më shpejt për klientin e tij.

“Nuk e kuptoj pse gjithë ky ngut, ndërkohë ne jemi këtu për të plotësuar të gjitha të drejtat e ligjshme të personit që unë kam në mbrojtje”, u shpreh avokati Klodian Skënderi.

Procesi gjyqësor i radhës pritet të zhvillohet në 10 nëntor, ora 12:00.

Turku dyshohet se u fsheh për gati 1 vit në Shqipëri, deri kur u arrestua në një resort në bregdetin e jugut pak javë më parë.

Ozer u arrestua nga njësia speciale “FAST” për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, pasi mbi të rëndon akuza “mashtrim me kriptovalutat”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026