Shtyhet seanca kundër gjyqtarit të vetingut Luan Daci
Gjykata e Posaçme vendosi sot të shtyjë për të dielën, 24 maj, seancën gjyqësore në të cilën pritej të komunikohej masa e pezullimit nga detyra ndaj gjyqtarit Luan Daci, i cili është dhe anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA).
Në seancën e sotme, Daci, përmes avokatit të tij Andi Duraj, ka paraqitur raport mjekësor.
Daci në vitet 1994-1997 ka ushtruar funksionin e Gjyqtarit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Anëtari i KPA-së, u akuzua nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion se ka fshehur shkarkimin nga detyra e gjyqtarit në vitin 1997.
Në një kallëzim të ngritur më 17 janar të këtij viti nga prokurori Besnik Cani, u konstatua se më 24 dhjetor 1997 Daci qe shkarkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për paaftësi dhe shkelje ligjore.
KPA është trupa e dytë e procesit të vetingut që kontrollon pasurinë, profesionalizmin dhe integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e ri të drejtësisë.
Lexoni gjithashtu:
Procedohet gjyqtari i ‘Vetingut’, nuk kishte deklaruar masën disiplinore kundër tij
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta