Shtyhet votimi për anëtarët e këshillit të RTSH, mazhoranca kërkon më shumë kohë
Votimi për dy anëtarët e rinj të këshillit drejtues të RTSH është shtyrë për javën e ardhshme.
Ndonëse votimi i Albert Mingas dhe Edmond Tullumanit ishte parashikuar të bëhej në seancën plenare të kësaj të enjte, ishte mazhoranca socialiste ajo që kërkoi shtyrjen për votimin e kandidaturave, me argumentin se u nevojitej më shumë kohë për shqyrtimin e këtyre dy emrave. Kjo kërkesë është pranuar edhe nga opozita.
Edmond Tullumani dhe Albert Minga do të zëvendësojnë Petrit Rukën i cili u nda nga jeta më 6 korrik të 2021-shit, dhe Thanas Gogën që ka dhënë dorëheqjen, i propozuar nga opozita.
Shpallja e dy vendeve vakante në mars të këtij viti ka sjellë debate në komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik mes mazhorancës dhe opozitës.
Kjo e fundit ka kërkuar që dy anëtarët e rinj të këshillit drejtues të RTSH t’i lihen opozitës, për shkak të mungesës së përfaqësimit në kuvend në legjislaturën e shkuar, por kanë hasur në kundërshtinë e socialistëve të cilët kërkuan që ndarja të bëhej e barabartë.
Në maj 2021 u plotësuan katër vakanca, të zgjedhura në një parlament të dominuar nga mazhoranca socialiste dhe një opozitë parlamentare e kontestuar pas largimit të PD-së nga Kuvendi.
Më herët opozita ka shfaqur rezerva sa i përket funksionimit të Këshillit drejtues të RTSH, pasi institucioni sipas tyre përfaqësohet vetëm nga mazhoranca socialiste në një kohë që duhet të jetë larg ndikimeve politike.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta