Rama: Do legalizojmë kultivimin e kanabisit mjekësor

7 Prill 2022 | 11:22

Shqipëria do të legalizojë kultivimin e kanabisit për përdorim mjekësor.

Kështu tha kryeministri Edi Rama të enjten, pas publikimit të rezultateve të Këshillimit Kombëtar që tregoi se 61 për qind e shqiptarëve të pyetur janë shprehur pro legalizimit të kanabisit për përdorim mjekësor.

Në bazë të të dhënave të sondazhit të nisur nga data 19 janar-31 mars, rreth 309 mijë nga mbi 500 mijë shqiptarë i janë përgjigjur pro pyetjes së shtruar nga qeveria: nëse duhet lejuar kultivimi, përpunimi dhe eksportimi i kontrolluar nga shteti i kanabisit për qëllime mjekësore.

Ndërkohë, 29% e tyre (148,092 qytetarë), mendojnë se kanabisi nuk duhet të legalizohet, teksa 10% (51,051) nuk dinë të gjykojnë për këtë çështje.

Rama tha se mbi 500 mijë shqiptarë kanë dhënë mendimin e tyre për pyetësorin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026