‘Shuplakë’ Perëndimit, Emiratet e Bashkuara Arabe forcojnë aleancën me Rusinë
Është një vizitë që ka acaruar shumë kancelari perëndimore. Pak ditë pasi karteli i naftës OPEC+ vendosi të shkurtojë prodhimin me mbi 2 milionë fuçi në ditë, presidenti rus është takuar me homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe në Shën Pjetërburg për të diskutuar mbi akordin.
“Ne po punojmë për modelin e bashkëpunimit me OPEC+. Vendimet dhe veprimet tona nuk janë ndërmarrë kundër askujt. Ne nuk po krijojmë probleme për askënd. Veprimet tona synojnë garantimin e stabilitetit në tregjet globale të energjisë”, tha Vladimir Putin.
Edhe pse konsiderohet e sigurt se dy liderët folën për Ukrainën, takimi kishte një karakter të theksuar ekonomik.
“Pavarësisht kushteve të vështira ekonomike si pasojë e pandemisë, ne ia arritëm qëllimit tonë. Ne kemi rritur tregtinë tonë nga 2.5 në 5 miliardë”, u shpreh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, president i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Sikurse Arabia Saudite, Katari dhe vende të tjera arabe, Emiratet nuk e kanë dënuar pushtimin rus të Ukrainës dhe nuk mbështesin përjashtimin e Rusisë nga OPEC+.
Organizata deklaron se nuk ndjek objektiva politikë, por ekonomikë. Sidoqoftë, vendimet e saj përforcojnë strategjinë e Rusisë dhe shpërfillin kërkesat e Perëndimit, që të hapin rubinetet e naftës për të ulur inflacionin që ka pllakosur ekonominë.
LEXONI GJITHASHTU
Paralajmërimi i OKB: Fenomeni El Niño është jashtëzakonisht i fortë, çfarë tregojnë të dhënat për Evropën?
Përleshje e dhunshme në Nigeri, vriten 18 persona
Ceremonia mortore e Ajatollah Ali Khameneit, a do të jetë udhëheqësi suprem i Iranit në funeralin e babait të tij?
- 12:33 Bylykbashi: Senati amerikan kërkon hetim për trafikun e drogës në Shqipëri
- 12:26 Paralajmërimi i OKB: Fenomeni El Niño është jashtëzakonisht i fortë, çfarë tregojnë të dhënat për Evropën?
- 12:18 Përleshje e dhunshme në Nigeri, vriten 18 persona
- 12:12 Ceremonia mortore e Ajatollah Ali Khameneit, a do të jetë udhëheqësi suprem i Iranit në funeralin e babait të tij?
- 12:07 Task-forca monitoron Pogradecin, mbi 60% e vijës bregliqenore të Pogradecit mbetet plazh publik
- 12:05 Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në Has, arrestohen babë e bir, djali tjetër në kërkim