Si diamantët rusë u shpëtuan sanksioneve, paralajmërimi i tregtarëve

23 Maj 2023 | 15:39

Rreth 80 për qind e diamantëve në botë tregtohen në një rrugë të vogël të Antverpit, në Belgjikë.

Deri tani, gurët e çmuar nga Rusia i kanë shpëtuar sanksioneve të BE-së, por rrethi duket se po ngushtohet.

Në samitin e G7-s, vendet më të industrializuara të botës e shtynë ndalimin, por premtuan se do të vijojnë punën.

Në Qendrën Botërore të Diamantëve në Antverp paralajmërojnë se sanksionet do funksionojnë vetëm nëse janë globale.

Tom Neys, zëdhënës i Qendrës Botërore të Diamantëve, në Antverp deklaroi: “Nëse BE vendos ta bëjë i vetëm, atëherë kjo do të rezultojë dramatike për Antverpin, pasi pjesa tjetër e botës, që nuk do t’ia dijë për sanksionet, do të vijojë tregtinë e diamantëve rusë dhe nuk do të ketë aspak ndikim tek ekonomia ruse. Në fakt, impakti do të jetë zero”.

Qendra paralajmëron se tregu mund të zhvendoset në vende që janë më pak vigjilente ndaj origjinës së diamantëve dhe pastrimit të parave, që do t’i shkaktonin humbje Antverpit.

Rusia prodhon 30% të diamantëve në botë përmes kompanisë shtetërore “Alrosa”. Disa tregtarë, si Ilana Brandëain kanë ndryshuar furnizues. Klientët e saj, që banojnë në vendet e G7-s si SHBA, Francë, apo Kanada, ia kërkuan asaj këtë gjë.

“Është shumë e vështirë të dish origjinën e një diamanti të pastër, edhe pse unë kam përdorur diamantë rusë. Por unë e di që tregu është më strikt këtu në Antverp. Shtëpitë e mëdha të bizhuterive, që furnizohen këtu, nuk përdorin diamantë rusë sepse këtë e kanë kërkuar klientët”, tha Ilana Brandëain, tregtare diamantësh.

Për momentin, G7-a ka zgjedhur të eksplorojë një teknologji të re që do të mundësojë zbulimin e origjinës së diamantëve.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka paralajmëruar se tregtia e diamantëve rusë do të kufizohet, edhe pse nuk ka vendosur ende një datë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua

Kryeministri kanadez Mark Carney tha të enjten se Presidenti i SHBA-së Donald Trump e telefonoi të mërkurën përpara bisedimeve të NATO-s, duke përshkruar një bisedë...
20:57 | 25/06/2026

NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të enjten se aleanca do të zbulojë dhjetëra miliarda dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin...
20:55 | 25/06/2026

Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)

Pamjet e marra nga ajri tregojnë nivelin e shkatërrimit nga 2 tërmetet 7,2 dhe 7,5 të shkallës rihter që goditën Venezuelën. Të paktën 188 persona...
20:54 | 25/06/2026