Si do ndikojnë zgjedhjet në financat publike të Francës, ç’ndodh nëse fiton Le Pen
Vendimi i befasishëm i presidentit Emmanuel Macron për të thirrur zgjedhje të parakohshme parlamentare vë në dyshim planet tashmë sfiduese të Francës për reduktimin e deficitit, shkruan Reuters.
I sfiduar nga fitorja masive e Tubimit Kombëtar të krahut të djathtë (RN), në zgjedhjet parlamentare të BE-së, Macron shpërndau parlamentin të dielën dhe caktoi datën e zgjedhjeve të parakoshme.
POR, SI ËSHTË GJENDJA E FINANCAVE PUBLIKE?
Qeveria franceze ndodhej tashmë nën presion nga agjencitë e vlerësimit, mbikëqyrësi fiskal kombëtar dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar për të detajuar 20 miliardë euro shkurtime buxhetore të planifikuara për këtë vit dhe po aq përsëri për vitin e ardhshëm.
Shtrëngimi i buxhetit u konsiderua i nevojshëm për të ulur deficitin e sektorit publik nga 5.5% e prodhimit të brendshëm vitin e kaluar në 3% të BE-së deri në vitin 2027.
Megjithatë sipas ekspertëve ky shtrëngim buxhetor nuk ka gjasa të vazhdojë.
Qeverisë i mbeti pak zgjidhje tjetër veçse të frenonte shpenzimet këtë vit pasi deficiti e kapërceu objektivin e saj për vitin 2023 me një diferencë të gjerë, kryesisht për shkak të një rënieje të papritur të të ardhurave nga taksat.
ÇFARË DO TË NDODHË NËSE FITON FRONTI NACIONAL
Megjithëse partitë ende nuk i kanë paraqitur platformat e tyre për zgjedhjet e parakohshme, plani i partisë së Le Pen, ka të ngjarë të jetë shumë i kushtueshëm për financat publike, duke gjykuar propozimet në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2022.
Sipas këtij plani propozohet uljen e moshës së daljes në pension në 60 vjeç nga 64, të cilën Macron e rriti vitin e kaluar nga 62 që ishte. Ndryshimet e bëra nga presidenti Macron u shoqëruan me protesta masive dhe ndikuan në rënien e popullaritetit të tij në publik.
RN dëshiron gjithashtu të rinacionalizojë operatorët e rrugëve me pagesë, të heq punëtorët nën 30 vjeç nga pagesa e tatimit mbi të ardhurat dhe të heqë tatimin mbi trashëgiminë për shtresat e varfëra dhe të mesme.
Ata gjithashtu do të ulin tatimin mbi vlerën e shtuar për benzinën, karburantin për ngrohje, energjinë elektrike dhe gazin në 5.5% nga 20%. Gjithashtu kanë premtuar se do të rrisin shpenzimet për shëndetin me 20 miliardë euro.
Institut Montaigne vlerësoi se kostoja mund të arrijë në 100 miliardë euro, ose më shumë se 3.5% të prodhimit të brendshëm bruto.
Nëse një koalicion i krahut të majtë do të dilte triumfues nga zgjedhjet, shpenzimet gjithashtu ka të ngjarë të rriten dhe ndoshta vetëm pjesërisht të kompensohen nga rritja e taksave për të pasurit dhe kompanitë.
Edhe nëse kampi i Macron është në gjendje të bashkojë një koalicion të ri qeverisës, qeveria do të përballet me presion të madh për të lehtësuar shkurtimet e shpenzimeve që ishin duke u aplikuar
CILAT JANË PASOJAT ME PARTNERËT E FRANCËS në BE?
Me pak perspektivë për t’iu përmbajtur objektivave të deficitit aktual, pavarësisht se kush fiton, Franca së shpejti mund të jetë në një kurs përplasjeje me partnerët e saj të BE-së për financat e saj publike.
Qeveritë e BE-së ranë dakord në dhjetor për një reformë të rregullave të tyre fiskale, duke lejuar më shumë kohë për të ulur borxhin publik nga nivelet rekord post-COVID, duke krijuar stimuj për investime./Burimi: Reuters
LEXO GJITHASHTU:
Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve