Si e ka shmangur deri tani Italia valën e dytë të infektimeve
Për herë të parë që nga përfundimi i pikut, spitalet e ngritura për trajtimin e COVID në Itali janë rihapur për të qenë gati për një valë të dytë, gjë që deri tani Italia duket se e ka shmangur.
Nga veriu në jug, komplekset shëndetësore kanë rikthyer planet bazë, edhe pse këtë herë skenari është ndryshe.
Rajoni i Lombardisë, me mbi 9 mijë raste aktive mbetet zona më e prekur e vendit, ndërkohë që shtimi i rasteve të infektimit po konstatohet në jug.
Në Kampania, ku rritja ditore është më e larta në vend, njerëzit duhet të mbajnë maskë gjatë gjithë kohës që janë jashtë. Modeli i Italisë po citohet në rang ndërkombëtar, si një që ka menaxhuar më së miri krizën, të paktën në Evropë, por cilat janë arsyet e kësaj?
Faktori i parë është koha. Sipas ekspertëve, Italia ishte ndër vendet e para që u përball me pandeminë, duke u dhënë autoriteteve mundësinë për hartimin në avantazh të një plani post-bllokade.
Pranimi nga popullsia i masave anti-Covid është një tjetër faktor. Rreth 80% e italianëve, sipas një studimi të kolegjit mbretëror të Londrës, e pranojnë mbajtjen e maskës me detyrim.
“Italia ishte vendi i parë në Evropë që u përball me pandeminë. Vendi dhe qytetarët e përjetuan përhapjen e virusit dhe rritjen e tij. Gjithashtu, ata përjetuan rritjen e lartë të numrit të viktimave. Të gjithë i mbajnë mend pamjet e arkivoleve që transportoheshin. Për pasojë, njerëzit u përfshinë emocionalisht dhe duke e ruajtur këtë në kujtesë janë bërë më të disiplinuar”, tha Gloria Taliani, pedagoge e sëmundjeve infektive, universiteti “La Sapienza”.
Krahas kësaj, sistemi ‘testo dhe gjurmo’ i Italisë është konsideruar i suksesshëm.
Por, sipas zëvendës ministrit të Shëndetësisë, Pierpaolo Sileri, shanset që Italia të përjetojë një valë të dytë në javët e ardhshme janë të larta.
Por ai nënvizon se kjo nuk do ta kapë vendin të papërgatitur. Ai beson se aftësia për të bashkëjetuar me virusin e treguar në muajt e fundit do të rezultojë jetike në fazën e re.
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta