Si e shohin rusët luftën? Sondazhet, 76 për qind e qytetarëve mbështesin ushtrinë
Thuajse një vit e gjysmë nga nisja e pushtimit të Ukrainës, opinioni publik në Rusi mbetet i qëndrueshëm dhe nuk është kundër luftës.
Sipas “Levada Center”, një agjenci ruse sondazhesh dhe analizash, rusët që mbështesin tërësisht apo me rezerva forcat e armatosura përbëjnë treçerekun e popullsisë. Por të mbështesësh forcat e armatosura nuk do të thotë domosdoshmërish të mbështesësh luftën.
“Edhe ata që fillimisht ishin kundër, tani po mendojnë ndryshe. Ata thonë se tani që lufta ka nisur dhe kur kundërofensiva është në zhvillim nuk mund të humbasin. Ata thonë se ushtarët janë djemtë dhe bashkëshortët tanë dhe edhe nëse kauza e luftës është e gabuar, ata janë sërish njerëzit tanë”, thotw Anna Matveeva, studiuese në Kolegjin Mbretëror të Londrës.
Numri i rusëve që kundërshtojnë luftën vlerësohet në 20 për qind. Në një vit e gjysmë, shifrat kanë mbetur virtualisht të pandryshuara. Protestat kundër luftës nuk janë përhapur në Rusi dhe jo vetëm për frikën e persekutimit nga regjimi.
“Janë si frika edhe ndjesia se të ndryshosh diçka përmes protestës është e pamundur. Nëse dikush ekspozohet kundër luftës, ai vë në rrezik edhe familjen e tij dhe në këtë mënyrë nuk arrihet asgjë”, shprehet Matveeva.
Në të njëjtën kohë, një numër i madh rusësh nuk janë të interesuar për atë që po ndodh në Ukrainë, ose distancohen qëllimisht nga ajo që po ndodh, pavarësisht opinionit që shprehin në sondazhe.
“Për shumicën, më e rëndësishmja është që kanë një shans për të bërë jetë normale. Mund të zgjedhësh të mos i ndjekësh lajmet e këqija, apo të hiqesh sikur nuk po ndodh asgjë. Edhe pse, fshehurazi njerëzit e dinë të vërtetën, e shohin atë dhe shqetësohen. Kjo është një lloj mekanizmi për t’u përshtatur me atë që po ndodh. Distancohuni nga lajmet traumatike pasi janë vërtet të tilla dhe kështu bëjnë shumë njerëz, edhe ata që e mbështesin konfliktin, sepse është një eksperiencë traumatike”, shprehet Denis Volkov, drejtor i “Levada Center”.
Një nga faktorët kyç që mban rusët larg protestave aktive është ekonomia. Lidershipi rus ka arritur të garantojë një qëndrueshmëri ekonomike pas vendosjes së sanksioneve, ose Kremlini i ka bindur qytetarët se ky stabilitet ekziston.
“Shoqëria është e përgatitur për një luftë të gjatë. Ajo ka qenë e përgatitur dhe nuk e sheh situatën si anormale”, thotë Anna Matveeva, studiuese.
LEXONI GJITHASHTU:
Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës
- 10:19 U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 09:49 Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
- 09:26 Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
- 09:21 Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje