Si po zgjerohen grupet kriminale në Spanjë duke rekrutuar të mitur

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Jaime Guerrero, një djalë 15-vjeçar i vrarë me thikë në qendër të Madridit, është viktima e fundit e dhunës në rritje të bandave në Spanjë, që tani tërheqin gjithnjë e më shumë të mitur.

Deri në 40% e anëtarëve të bandave të identifikuar nga policia rezultojnë minorenë. Rreth 130 fëmijë në moshë të mitur u arrestuan vitin e kaluar në Madrid si pjesëtarë të bandave.

Artur braktisi bandën Latin Kings 6 vjet më parë. Ai nuk mund ta zbulojë identitetin e tij pasi i druhet hakmarrjes. Ai u bë pjesë e grupit kur ishte 14 vjeç dhe kreu krimin e parë para se të ishte 15.

- Advertisement -

“Kur anëtarësohesh në Latin Kings duhet të kalosh një test. Zakonisht duhet të sulmosh me thikë dikë të bandave rivale. Të rriturit, të moshave 18 dhe 19 vjeç, i përdorin të vegjlit për krime që nuk duan t’i bëjnë vetë, pasi minorenët nuk bëjnë burg”, thotë Artur, ish-anëtar i bandës Latin Kings.

Të rinjtë po u bashkohen bandave pasi joshen nga pushteti i tyre, kodet e veshjes dhe muzika, një nënkulturë që po shpërthen në rrjetet sociale.

Pastori Alberto Diaz dhe kisha e tij po ndihmojnë fëmijët që të largohen nga bandat. Ai konstatoi një valë rekrutimesh gjatë periudhës së pandemisë dhe kufizimeve.

“Kemi kaluar një kohë të gjatë pa shërbime shkollore dhe fëmijët e kanë konsumuar kohën në telefona dhe kompjuter, duke rënë në kontakt me bandat latine. Dhe kur ata kanë dalë në rrugë, fara tashmë ishte mbjellë”, shprehet Pastor Alberto Diaz, kisha katolike në Madrid.

Autoritetet spanjolle po dyfishojnë përpjekjet për të frenuar zgjerimin e bandave, por ekspertët insistojnë se duhet bërë më shumë me parandalimin. Pasi, siç thonë ata, të largohesh nga banda është e mundur, por të mos bashkohesh me to është më e lehtë.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Propozimi i Ramës për Asociacionin, analisti: Ka qenë i nxitur nga ndërkombëtarët

Analisti Arbnor Sadiku tha në një intervistë për Euronews Albania se propozimi i kryeministrit Edi Rama për Asociacionin e komunave serbe në Kosovë, vjen...

Gjen portofolin me 600 euro, qytetari e dorëzon në komisariatin e policisë

Një qytetar nga Peja në Kosovë ka bërë një akt qytetarie duke dorëzuar në polici një portofol me 600 euro brenda. Lajmi është bëri i...

Mjekja estetiste Çaushaj: Edhe burrat duan botoks, po vijnë në çift madje

Luada Çaushaj, estetiste është shprehur se përveç grave, botoks bëjnë dhe burrat. E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians”, në Euronews Albania, tha se çiftet...

TË FUNDIT

Shpërthim në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë

Një shpërthim ka ndodhur këtë të premte në sheshin “Adem Jashari” në qytetin e Mitrovicës. Bëhet me dije se si pasjë e shpërthimit janë...

Vazhdojnë sulmet ukrainase në rajonin jugor të Zaporizhias

Sulmet ukrainase në rajonin jugor të Zaporizhjas, janë duke vazhduar, kanë thënë zyrtarë rusë dhe blogerë ushtarakë pro Kremlinit. Ata janë duke raportuar për luftime...

Sondazh

Si i vlerësoni qëndrimet e kryeministrit Kurti për situatën në veri të Kosovës? Kush ka të drejtë?
×