Si u privatizuan pronat e ushtrisë në 6 vite

31 Maj 2022 | 15:33

Politika e qeverisë për pronat e ushtrisë është e qartë, ato nuk mund të menaxhohen dhe duhet të kthehen një mundësi zhvillimi.

Opozita i sheh procedurat e ndjekura nga qeveria si korruptive me qëllim grabitjen e pronave të ushtrisë.

Por ajo që është tkurrur më shumë 6 vitet e fundit është prona e forcës detare e cila është vendosur në vendet më të bukura të bregdetit shqiptar.

Forca Detare përbëhet nga 5 baza, dy janë kryesore Kepi i Palit dhe Pashalimani. Ndërsa Shëngjini, Saranda dhe Palermo janë mbështetëse.

Sipërfaqja totale e këtyre bazave është 204 hektarë nga të cilat 133 hektarë i janë shkëputur forcës detarë duke u bazuar tek një urdhër i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë nxjerrë në vitin 2016.

Ky urdhër më pas u mbështet nga një vendim i këshillit të ministrave më 21 mars 2017.

Por që këto prona të dalin nga plani i forcës detare duhet të miratohen dhe firmosen nga presidenti i republikës, i cili është njëherazi komandant i forcave të armatosura.

Por pronat e forcës detare janë vetëm një pjesë e atyre tokave apo objekteve të ushtrisë që mund ti kalohen privatit për zhvillim. Mijëra metra katrorë tokë ku kanë qenë të vendosura reparte të ndryshme, u kanë kaluar bizneseve për shumën simbolike 1 euro.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në autostradën Tiranë–Durrës, ku dy automjete janë përfshirë në një përplasje të fortë. Sipas informacioneve...
21:40 | 03/06/2026