Si u zbulua spiuni polak i rusëve, plani për vrasjen e Zelenskyt

19 Prill 2024 | 13:58

Një person është arrestuar në Poloni nën akuzat se ishte i gatshëm për të spiunuar për inteligjencën ushtarake të Rusisë në një plan të dyshuar për vrasjen e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kanë bërë të ditur prokurorët polakë, shtetasi polka dyshohet se ka dhënë informacion për inteligjencën ushtarake ruse dhe ka ndihmuar forcat speciale ruse për të planifikuar një atentat të mundshëm kundër Zelenskyt.

Siç kanë njoftuar autoritetet polake, i dyshuari ka deklaruar se është i gatshëm të veprojë në emër të shërbimeve të inteligjencës ushtarake të Federatës Ruse dhe të vendosë kontakte me qytetarët rusë të përfshirë drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë.

Ai pritej të transmetonte informacion të detajuar në lidhje me aeroportin Rzeszoë-Jasionka në Poloninë juglindore, afër kufirit me Ukrainën, i cili është porta kryesore për furnizimet ndërkombëtare ushtarake dhe humanitare për Kievin. Ai u shërben gjithashtu udhëheqësve dhe politikanëve që udhëtojnë brenda dhe jashtë Ukrainës. Aeroporti është nën kontrollin e trupave amerikane.

Prokurorët polakë thanë se arrestimi është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me prokurorët dhe shërbimet e sigurisë të Ukrainës, të cilët i informuan ata dhe që dhanë prova vendimtare.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me deri në tetë vjet burg.

Ministri i Jashtëm polak, ka përgëzuar punën e shërbimeve speciale dhe prokurorëve të vendit të tij në operacion, si dhe bashkëpunimin me Ukrainën.

Varshava ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kievit që nga pushtimi rus në shkurt 2022, megjithëse raportet janë krisur kohët e fundit për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi importet bujqësore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026