“Sikur po shkon drejt e në ferr” – Portreti i ri i mbretit Charles ndan publikun 

16 Maj 2024 | 12:01

Mbreti Charles III ka zbuluar portretin e tij të parë të përfunduar që nga ardhja në fron, i cili është vepër e artistit Jonathan Yeo.

Piktura e gjallë tregon një monark të ekzagjeruar me uniformën e kuqe të Gardës Uellsiane, në një sfond të së njëjtës ngjyrë.

Yeo e përfundoi portretin më shumë se një vit pas kurorëzimit të Charles dhe mbreti filloi të pozonte për të në vitin 2021. Ai u ul para piktorit për herë të fundit në nëntor të vitit të kaluar.

“Ashtu si flutura që pikturova duke qëndruar pezull mbi shpatullën e tij, ky portret ka evoluar ndërsa roli i subjektit në jetën tonë publike është transformuar”, tha Yeo në një deklaratë të lëshuar nga Buckingham Palace.

Jeo deklaroi në faqen e tij të internetit se ngjyrat e gjalla të sfondit “jo vetëm që i bëjnë jehonë trashëgimisë mbretërore të gjetur në shumë portrete historike, por gjithashtu sjellin një dinamizëm bashkëkohor, duke ofruar një kontrast modern me përshkrimet më tradicionale”.

Ai shtoi se flutura simbolizon bukurinë dhe natyrën, ndërsa theksoi pasionin e mbretit për mjedisin.

Portreti me përmasa 2.5 me dy metra do të ekspozohet në galerinë “Philip Mold” në Londër nga data 16 maj deri më 14 qershor, shkruan Euronews.

Portreti u porosit për të shënuar pesëdhjetëvjetorin e anëtarësimit të Charles në Kompaninë e Drapers, e cila u themelua më shumë se 600 vjet më parë si një bashkim i tregtarëve të leshit.

Zgjedhja e papritur e ngjyrës së kuqe, e cila dominon në portret, nuk është pëlqyer nga të gjithë.

CNN shkruan se historiania mbretërore Kate Williams e krahasoi atë me një “poster filmi horror” dhe një përdorues i Instagram shkroi se dukej si “një përshkrim i masakrës së shkaktuar nga kolonizatorët”.

Dikush ka shkruar gjithashtu se ai “duket sikur po shkon drejt e në ferr”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parlamenti Europian mesazh zyrtar Serbisë: Normalizimi i raporteve me Kosovën është kyç për integrimin

Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Serbisë që të ndërmarrë hapa konkretë drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, duke e cilësuar këtë proces si një...
18:07 | 12/07/2026

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e kundërshtoi vendimin e një gjykate në Slloveni ndaj kreut të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Porfirije, përmes së cilit ai...
16:33 | 11/07/2026