“Simboli Kombëtar, Plisi” artisti Eduart Karaj sjell  ekspozitën personale

5 Nëntor 2025 | 21:17

Në muajin e festës së Pavarësisë, artisti Eduart Karaj sjell për publikun një ekspozitë të veçantë, që ngre në piedestal simbolin kombëtar shqiptar – Plisin (Qeleshen).

Një punë monumentale që bashkon pikturën dhe skulpturën, duke i dhënë këtij elementi të trashëgimisë shqiptare një dimension të ri artistik dhe shpirtëror.

Ekspozita personale e titulluar, “Simboli Kombëtar – Plisi”, trajton plisin jo vetëm si objekt i veshjes tradicionale, por si një formë artistike, që lidhet me figurën e të parëve tanë, me burrërinë, fisnikërinë dhe besën.

“Ky ishte një projekt që jo pa qëllim e kemi lënë në muajin nëntor, ka një lidhje të veçantë me festën e pavarësisë, me atë festë që është e ndërtuar dhe e formuar me gjak. Ky projekt qëndron kaq bukur dhe kaq mirë, sepse që nga kohët më të hershme, plisi është përdorur masivisht. Mua nuk më ka bërë përshtypje vetëm pjesa e qeleshes, por dua të sjellë në vëmendje që më përpara mund të ketë pasur njerëz që kanë pasur fisnikëri, burrërie, dhe është fjala besa besë që duket se është humbur”

Në ekspozitën e tij, përzihen druri i gdhendur, ngjyrat e vajit dhe akrilikut, duke krijuar një dialog të rrallë mes traditës dhe artit bashkëkohor.

Në shumë prej punimeve të tij, Karaj i referohet kujtimit të gjyshit të tij, një figurë që përfaqëson krenarinë dhe dinjitetin e brezave të shkuar.

“Puna e plisit, e portretit me mustaqe e këtij gjyshit më ka shoqëruar në çdo projekt, sa herë ka dalë nga shpirti im dhe unë e kam brumosur deri sa erdhi në këtë moment duke e sjellë në një projekt të gjithë plisin. Le të ishte një vlerë për të kujtuar të shkuarën, dhe për t’I mbajtur mend dhe ose për të mësuar nga e kaluara që me pak fjalë thonin shumë”

Nëpërmjet ngjyrës, formës dhe kujtesës, Eduart Karaj sjell një mesazh të qartë: plisi nuk është vetëm një simbol i së kaluarës, por një trashëgimi që na bashkon me të ardhmen.

Ekspozita “Simboli Kombëtar – Plisi” do të qëndroj e hapur në galerinë e Artit Tiranë deri më datën 11 nëntor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze

Kjo është shtëpia ku ka lindur Faik Bej Konica, në fshatin Konicë të Greqisë, e cila sot është tërësisht e dëmtuar, e lënë në harresë...
20:06 | 08/07/2026

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Filmi i ri “The Odyssey” ka shfaqur ditën e hënë premierën botërore në Londër, duke sjellë në ekranin e madh historinë e famshme të heroit...
13:26 | 08/07/2026

I jepet lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro

I është dhënë lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro. Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, miq, kolegë, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë, të...
12:19 | 05/07/2026