Sipas INSTAT të rinjtë shqiptarë përbëjnë numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë
Të dhënat nga Instituti i Statistikave nga një raport mbi diasporën shqiptare, tregojnë se numri më i lartë i emigranteve shqiptarë janë të rinjtë.
Numri i emigrantëve të rinj të vitit 2019, e zgjeroi diasporën shqiptare me 2.6%.
Sipas vlerësimeve, numri i diasporës së re llogaritet të jetë rreth 1,64 milionë shtetas jashtë vendit ose rreth 36% të shtetasve shqiptarë.
Nga të dhënat e 1 janarit 2020, të INSTAT, grupmosha me numrin më të lartë të personave që kanë emigruar është ajo 35-39 vjeç me 175 383 persona, e cila ndiqet nga grupmosha e dytëme numrin më të lartë të emigrantëve, 30-34 vjeç me 174 714 persona.

Burimi: INSTAT
Siç vihet re në tabelë, sipas INSTAT, grupmoshat nën 39 vjeç zënë numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë, që janë të rinjtë.
Ndërkohë grupmosha 0-14 vjeç përbën 19 %, grupmosha (15-65 vjeç) 76 % dhe mbi 65 vjeç afërsisht 5 %.
Diaspora e vlerësuar nga INSTAT përllogaritet 1.684.135 individë jashtë territorit të Shqipërisë,
ku 884.719 individë janë meshkuj dhe 799.416 janë femra.
Gjatë vitit 2019 shohim një shtim të diasporës me rreth 2,6 %.
Meshkujt në diasporë kanë patur një rritje me rreth 2,6 % kurse femrat u rritën me 2,7 %.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë
- 13:36 Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit
- 13:32 U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 13:26 Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë