Sirena alarmi e raketa në qiell, Euronews Albania kap momentet dramatike nga lufta

13 Tetor 2023 | 20:29

Teksa Izraeli po përballet me luftë me Hamasin, gazetari i Euronews Albania, Thimi Samarxhiu na sjellë me  pamje momentet kur hidhen raketat, dronët dhe flakët pushtojnë  Ashkelon, aty ku është vendosur dhe ekipi ynë.

Në videon e mbërritur së fundmi në redaksi, shihet momenti kur raketat hidhen mbi Izrael ndërkohë që bien dhe sirenat e alarmit.

Pak më parë gazetari Thimi Samarxhiu së bashku me operatorin Olti Allmeta janë befasuar nga sulmet me raketa dhe dron. Menjëherë pas rënies së alarmit kundërajror ata kanë nxituar të futen brenda dhomës së sigurisë.

“Alarmi po bie! Po bie alarmi! Duhet të largohemi. Duhet të futemi këtu (në dhomën e sigurisë). Gjithandej po dëgjohen sirenat e alarmit”, tha gazetari Samarxhiu ndërkohë që nxitonte të futej në një dhomë të sigurt. Hamasi po sulmon me raketa! Ne jemi rreth 500 metra larg prej zonës ku u hodh raketa”- u shpreh gazetari.

Më 7 tetor, Izraeli u përball me sulmin më të madh të kryer viteve të fundit nga militantët palestinezë të Hamasit, të cilët sulmuan këtë shtet nga toka, ajri dhe deti. Izraeli u përgjigj me bombardime në Gazë, shtëpi e 2.2 milionë palestinezëve.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026