Siri, rebelët marrin nën kontroll një tjetër qytet të madh

5 Dhjetor 2024 | 19:04

Rebelët sirianë morën të enjten nën kontroll Haman, një qytet të rëndësishëm, duke shënuar një tjetër fitore madhore.

Së fundmi rebelët kanë përparuar në të gjithë Sirinë veriore duke i dhënë një goditje të re Presidentit Bashar al-Assad dhe aleatëve të tij rusë dhe iranianë.

Në një video të ‘Medias Ushtarake të Revolucionit Sirian’, një nga rebelët tregon rrugët teksa hyn me makinë në Hama ndërsa banorët brohorasin.

Ai gjithashtu tregon rebelë të tjerë të cilët thonë se janë në qendër të qytetit, Hama.

Agjencia e lajmeve ‘Reuters’ njofton se kishte arritur të konfirmonte vendndodhjen nga ndërtesat, pemët, minarja e xhamisë dhe rrugët që shiheshin në video, të cilat përputheshin me imazhet satelitore të zonës. Data e videove u verifikua nga raportet e forcave rebele se ata kanë kapur zona të qytetit dhe nga raportet e ushtrisë siriane se ajo ishte duke u zhvendosur jashtë qytetit.

Ushtria siriane tha se po largohej nga qyteti “për të mbrojtur jetët e civilëve dhe për të parandaluar luftimet në zona urbane”, pas përleshjeve që i quajti si të ashpra.

Rebelët thanë se po përgatiten të vazhdojnë marshimin në jug drejt Homsit, qyteti që lidh kryeqytetin Damask me veriun dhe bregdetin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026