‘Situata është goxha e rënduar në veri’, Astrit Beci: Spitali i Shkodrës i ka kapacitet për t’u kthyer në COVID

11 Nëntor 2020 | 08:33

Astrit Beci,Operatori i Kujdesit Shëndetësor për veriun ka deklaruar për “Goodmorning Albanias” se situata e COVID-19 është goxha e rënduar. Sipas tij aktualisht në veri janë 541 raste aktive dhe nga këto 172 raste janë në Shkodër.

 “Situata është goxha e rënduar. Kemi shumë raste aktive. Nga informacionet  që mora në mëngjes, në veri kemi 541 raste aktive, të cilat më shumë janë përqendruar në qarkun e Shkodrës me 172 raste. Grupet e epidemiologëve në mëngjes fillojnë më tamponimet. Po përpiqemi që të rrisim rolin e mjekut të familjes, e cila është arma e fuqishme e mjekësisë që duhet të rrisë akoma më shumë trajtimin e COVID. Kjo për të lehtësuar edhe pjesën e dërgimit të rasteve në spital. Tashmë edhe mjekët e familjes me protokollet të ardhura nga ministra po bëjnë trajtimin e pacientëve. Le të shpresojmë që masat e marra e këtyre ditëve do të shërbejnë për të ulur edhe më shumë numrin e infektuarve”, u shpreh ai

Beci theksoi më tej se spitali i Shkodrës i ka të gjitha kapacitet për t’u kthyer në një spital COVID.

“Nëse përqendrohemi tek spitali i Shkodrës do ta thosha se ka një ekip shumë të mirë profesionistësh. Ka një shërbim të reanimaconit me 14 shtretër. Patjetër që janë kapacitet në spitalin rajonal të Shkodrës.  Kemi kapacitet njerëzore dhe aparaturat.  

Kemi marrë masat dhe jemi të përgatitur me numrin e shtretërve, me aparatet e oksigjenimit”, tha ai.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026