Qeveria në dorë të Kushtetueses, deputetja e Vetëvendosjes: Nëse vërtetohet pavlefshmëria e votës së Arifit, shkojmë në zgjedhje
Kur në gushtin e vitit 2017, u konstituua legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës, një nga të veçantat e asaj seance, ishte deputetja Saranda Bogujevci.
Vajza nga Podujeva ishte e re si deputete, por aktivizimi i saj në politikë ishte i mëhershëm. Por përtej ngjyrimit politik, Saranda Bogujevci është simboli i një personi të fortë që pavarësisht tmerreve që përjetoi, gjeti forcën të shikojë përpara.
Ajo është e mbijetuara e masakrës që forcat serbe i bën familjes së saj, gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Tani, si deputete e Kuvendit të Kosovës disa herë në fjalën e saj, ajo ka kërkuar që të ketë shumë seriozitet kur flitet për gjenocidin serb në Kosovë.
Madje për këtë ka pasur përplasje në Kuvend siç ishte rasti i fundit me deputetin e LDK-së, Arben Gashin.
Në një lidhje ‘live’ me Euronews Albania deputetja Saranda Bogujevci tha se Vetëvendosja që në fillim e kishte kontestuar votën e Etem Arifit që ishte i dënuar kur votoi qeverinë e tanishme, e cila për këtë arsye sipas saj është ilegjitime
Sipas deputetes së VV, nëse gjykata e vërteton se vota e tij ishte pavlefshme, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.
Fitorja e Vetëvendosjes në Podujevë, sipas saj ishte një revolucion që tregon se qytetari të ndëshkon kur nuk punon siç duhet.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve