Situata Shqipëri-Iran pas paralajmërimit nga SHBA, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë për Review

5 Prill 2026 | 20:12

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar lidhur me situatën e sigurisë në Shqipëri në kontekstin e zhvillimeve ndërkombëtare. Në një përgjigje për emisionin Review në Euronews Albania me moderatoren Greta Topjana, Ambasada thekson se siguria dhe mbrojtja e qytetarëve amerikanë mbetet prioritet kryesor.

“Administrata Trump nuk ka përparësi më të lartë sesa siguria dhe mbrojtja e qytetarëve amerikanë. Ne po punojmë ngushtë me autoritetet shqiptare për të vlerësuar situatën dhe për të zbutur rreziqet e sigurisë. Ambasada e SHBA vlerëson bashkëpunimin e saj të ngushtë për çështjet e sigurisë me Qeverinë e Shqipërisë, e cila ka treguar një përkushtim të vazhdueshëm për të garantuar sigurinë e qytetarëve amerikanë dhe të Shqipërisë. Do të ofrojmë më shumë informacion sapo ai të bëhet i disponueshëm,” thuhet në reagim.

Seksioni i Marrëdhënieve me Publikun i Ambasadës Amerikanë në Tiranë thekson se bashkëpunimi me autoritetet shqiptare është kyç për të menaxhuar çdo rrezik dhe për të siguruar mbrojtjen e qytetarëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
20:36 | 17/07/2026