Situatë kritike nga zjarret, digjen mijëra hektarë në Portugali e Spanjë

15 Korrik 2022 | 08:21

Më shumë se 3 mijë zjarrfikës luftuan së bashku me qytetarët portugezë të cilët të dëshpëruar duan të shpëtojnë banesat e tyre nga zjarret massive që prej ditësh kanë përfshirë disa rajone.

Temperaturat e larta thatësira dhe zjarret kanë përfshirë shumë shtetet europiane ku qindra banorë detyrohen të evakuohen

Portugalia  është nder vendet që po e përjeton më shumë me mijëra hektarë tokë të djegur.

Qeveria e kryeministrit portugez António Costa zgjati gjendjen e alarmit deri të dielën. Autoritetet kanë ndaluar përkohësisht aksesin e publikut në pyjet që konsiderohen të jenë në rrezik të veçantë, ka ndaluar përdorimin e makinerive bujqësore dhe ka nxjerrë jashtë ligjit fishekzjarrët.

Rreth 10,000 hektarë janë djegur këtë javë në Portugali, mbi  865 njerëzve iu desh të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre gjatë javës së kaluar. Komandanti i Mbrojtjes Civile, tha se 160 persona, duke përfshirë të paktën 70 zjarrfikës, janë lënduar deri më tani, por fatmirësisht  nuk ka viktima .

Temperaturat në  këtë shtet  u parashikuan të arrinin 44 C ndërsa ajri i nxehtë afrikan do të vijojë të  qëndrojë mbi skajin perëndimor të Gadishullit Iberik. Në qershor, 96% e Portugalisë u klasifikua në thatësirë “ekstreme”.

Zjarret kanë përfshirë edhe Hungarinë, ku është shënuar edhe një viktimë.

Temperaturat në shumë pjesë të Spanjës kanë kaluar 40 C dhe pritet të qëndrojnë të larta deri në javën e ardhshme.

Në Francë, dy zjarre dolën jashtë kontrollit në rajonin përreth Bordo në jugperëndim të vendit ,  situata mbetet kritike pavarësisht përpjekjeve të 1000 zjarrfikësve dhe avionëve që hedhin ujë për t’i frenuar. Zjarret kanë shkatërruar më shumë se 3,850 hektarë pyje dhe kullota. Ditët e fundit Më shumë se 6,000 njerëz janë evakuuar nga fshatrat franceze.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti

Komisioni Evropian propozoi këtë të premte, ndryshime që do të ngadalësojnë uljen e kufijve të emetimeve të gazrave serrë nga bizneset, si pjesë e një...
20:23 | 17/07/2026