“S’jeni nipër të Platonit”, Rama: Po bëja humor me njerëz shumë seriozë! Nuk isha në vendin e duhur

22 Prill 2026 | 19:14

Kryeministri Edi Rama gjatë Forumit Ekonomik në Delphi ka folur lidhur me komentet e tij se grekët nuk janë nipërit e Platonit. Rama theksoi se kjo deklaratë e tij solli shumë reagime teksa shtoi se nuk kishte qëllim për të ulur historinë dhe vlerat e Greqisë.

Sipas tij ishte një koment për humor por shtoi se u mor seriozisht. Ai theksoi se ndoshta nuk ishte në vendin e duhur kur bëri këtë koment.

“Po kishim një çështje ca javë më parë, të gjithë luajtën mendsh se thash s’jeni nipërit e Platonit. Ishte një mënyrë për të ngrohur atmosferën në një debat me një kolegun tuaj, jo për të ulur vlerat dhe bukurinë e kulutrës dhe historisë greke. Të tilla çështje nuk mendoj se janë serioze.

Ishte thjesht për ta ngacmuar. I vetmi problem që kam me grekët dhe shqiptarët, me shqiptarët sidomos, është marrja e vetes shumë seriozisht. Duhet të jemi shumë të ndjeshëm ndaj historisë së njëri-tjetrit dhe ta respektojmë

Jo, larg qoftë, ç’armiqësi? Kushdo që më njeh, unë kam një admirim të madh për këtë vend dhe më duket ishte Tomas Miller që thoshte duhet një jetë për të zbuluar Greqinë dhe një ditë për t’u dashuruar me të. Sa herë që vij, unë s’kam kaluar një ditë, ndiej se kam rënë në dashuri me këtë vend, si mund të jem armiqësor?

Nuk ka qenë moment i keq, ndoshta isha thjesht unë që po bëja humor me njerëz shumë seriozë. Ndoshta nuk isha në vendin e duhur”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026