S’ka fund trafiku i kokainës, ngarkesa e fundit prej 45 kg nga Brazili

16 Qershor 2022 | 16:04

45 kilogramë e 500 gramë kokainë u sekuestruan mbrëmë në portin e Durrësit.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 40 pako dhe ishte fshehur brenda kontejnerit me mish pule që vinte nga Brazili.

Sot policia arrestoi në flagrancë Egert Vargun, me detyrë agjent doganor, si dhe Arben Ferizin, administrator e pronar të kompanisë pritëse të ngarkesës.

Në dëshminë paraprake para grupit hetimor Arben Ferizi ka thënë se ai e ka porositur mishin e pulës online.

“Kompania ime ka vite që merret me prodhimin e salsiçeve dhe është mjaft e suksesshme, nuk ka nevojë të implikohet në trafikun e drogës. Ne si kompani nuk kemi asnjë lidhje, të gjitha veprimet kryhen online, porosia dhe blerja e mishit”, tha Arben Verizi, administrator i kompanisë.

Edhe agjenti doganor ka mohuar lidhjen e tij me trafikun e drogës.

“Nuk kam dijeni, apo lidhje me drogën. Puna ime është të bëjë procedura zhdoganimi dhe nuk merrem me kontrollin e kontejnerëve. Nuk është në kompetencën time”, tha Egert Vargu, agjent doganor.

Euronews Albania ka mësuar edhe itinerarin e anijes që solli në Shqipëri ngarkesën me lëndën narkotike.

Më datë 12 qershor anija e nisur nga Brazili ka hyrë në portin e Pireut, Greqi dhe më 13 është nisur nga ky port për në Shqipëri.

Këtë të enjte anija e transportit është nisur sërish drejt Pierut. Kjo është sasia e dytë e cila është kapur brenda pak javësh në Portin e Durrësit.

Vetëm pak javë më parë, u kapën 59 kg në një anije me qymyr e cila vinte nga Kolumbia.

Referuar sasive të kapura, Porti i Durrësit është kthyer në nyjën kyçe të trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine. Mënyrat e transportit janë të ndryshme. Shumica e ngarkesave vijnë të fshehura në fruta ekzotike. Gjatë viteve të fundit, në total janë kapur mbi 1 ton kokainë e ardhur nga vendet latine.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026