“Skampis – Kolonia e Piktorëve 2025” sjell magjinë e Elbasanit në telajo
Elbasani është shndërruar këto ditë në një qendër të gjallë arti me edicionin e radhës të “Skampis – Kolonia e Piktorëve 2025”.
Artistë nga e gjithë Shqipëria po sjellin në telajo identitetin urban, historik dhe natyror të qytetit, me tematikën “Elbasani turistik nën gjurmët e penelit”.
“Është hera e dytë që Elbasani organizon një koloni të tillë dhe risia është larmishmëria e brezave. Vendet e bukura të qytetit janë të shumta. Brendësia e qytetit, si Sahati dhe Kalaja, është e jashtëzakonshme, ndërsa në periferi, Gjinari apo Bysheku, janë mrekulli. Shqipëria ka kontraste të jashtëzakonshme mes ngrohtësisë dhe ftohtësisë… Dielli e bën këtë kontrast të bukur. Kemi ftuar mijëra artistë të huaj për të pikturuar Shqipërinë, ndërkohë që këtë herë jam vetë i ftuari”, thotë piktori Helidon Haliti.
Me pjesëmarrjen e mbi 20 piktorëve të njohur, aktiviteti synon jo vetëm të promovojë Elbasanin si destinacion kulturor, por edhe të pasurojë fondin artistik të qytetit.
“Është hera e dytë që vij në Elbasan. Ky është një nga projektet më të bukura që Bashkia realizon këto vite. Përveç promovimit të bukurive të qytetit për turizmin, synimi është të krijohet një koleksion peizazhesh ‘plein air’ për Galerinë e Arteve. Së shpejti galeria do të hapet me koleksionin e vjetër, shumë të vyer, dhe me atë të ri që po krijohet. Kjo do të jetë një pikë e re për vizitorët dhe turistët që vijnë në Elbasan”, thotë piktori Agron Polovina.
“Jam piktor elbasanas dhe i kam vizituar më parë këto vende. Ky aktivitet është i rëndësishëm sepse krijon një eksperiencë për ne të rinjtë nga piktorët e mëdhenj; mësojmë nga më të mirët. Është shkëmbim eksperiencash dhe një gjë shumë e mirë”, thotë piktori Alion Cano.
Të gjitha punimet pritet t’i shtohen koleksionit të Galerisë së Arteve, e cila shumë shpejt do të hapë dyert për publikun.
Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
I jepet lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë