Skandali gjerman, presidenti i klubit dhe djali i mitur hetohen si përdorues kokaine

7 Shkurt 2023 | 10:14

Një skandal ka shpërthyer në Gjermani, ku në qendër të tij janë drejtuesit më të lartë të ekipit të futbollit të Eintracht Frankfurt, kundërshtari i Napolit në fazën e 16-të të Ligës së Kampionëve.

Sipas asaj që shkruan “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, prokurori i qytetit ka nisur hetimet ndaj presidentit të klubit, Peter Fischer, për posedim dhe përdorim kokaine.

Autoritetet gjermane po hetojnë gjithashtu gruan e tij dhe djalin e madh 25-vjeçar. Por kjo nuk është gjithçka. Sepse për ta bërë edhe më të rëndë historinë, sigurisht, gjithmonë nëse akuzat do të vërtetoheshin, është se dyshime për përdorim kokaine rëndojnë dhe ndaj djalit 13-vjeç të Fischer.

Sipas informacioneve të para, ka qenë gruaja e Peter Fischer ajo që ka ngritur alarmin pasi ka vërejtur sjellje të çuditshme dhe luhatje të dukshme të humorit te djali i saj 13-vjeçar. Pas marrjes së raportit, autoritetet gjermane kontrolluan banesën e presidentit të Eintracht Frankfurt dhe një nga qentë e drogës gjeti gjurmë kokaine në komodinën e Fischer dhe madje edhe në ëmbëlsirën që po hanin familjarisht.

Nën hetim është marrë e gjithë familja. Dyshohet se ata drogën e kanë ruajtur që  ta gjejë djali i vogël.

Për momentin, as Fischer dhe familja e tij dhe as Eintracht Frankfurt nuk kanë dhënë asnjë koment zyrtar mbi këtë çështje. Nëse akuzat vërtetohen në gjykatë, numri një i klubit gjerman mund të detyrohet të japë dorëheqjen.

Fischer ka qenë president i Eintracht Frankfurt që nga viti 2000.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026