Skandali “Honoris Causa”, flet rektori Gjata: Solinas s’ka marrë asnjë titull
Pas hetimeve që prokuroria italiane ka nisur për presidentin e Sardenjës, Christian Solinas që prej vitit 2019 u zbulua dhe një “skandal” që përfshin Universitetin e Mjekësisë në Shqipëri.
Mediat italiane shkruajnë se guvernatori ka arritur të marrë në mënyrë të paligjshme titullin “Honoris Causa” nga Universiteti i Mjekësisë në Tiranë, ndoshta pa shkelur asnjë ditë në kryeqytetin shqiptar dhe pa u ulur asnjë ditë në auditoret e universitetit.
Rektori Arben Gjata mohoi gjithçka në një intervistë për Euronews Albania duke shpjeguar se Solinas nuk ka marrë asnjë titull nderues.
“Nuk e di, nuk mund ta shpjegoj. Të gjithë titujt “Honoris Causa”, universiteti pasi i jep, i çon për t’u certifikuar në ministrinë e Arsimit. Pra, ne kemi listën e plotë të gjithë titujve doktor “Honoris Causa” që kemi dhënë, ashtu siç i ka dhe ministria e Arsimit dhe Solinas jo vetëm që nuk është, por s’është propozuar ndonjëherë për të marrë titullin “Honoris Causa”. S’ka bërë ndonjë gjë për universitetin që t’i jepnim këtë titull,” – u shpreh rektori Gjata i cili sqaroi se është një procedurë e gjatë deri te dhënia e titullit.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë