Skandali, karateistët e Kosovës nuk lejohen në Spanjë me simbolet shtetërore
Për shkak të mosnjohjes së Kosovës si shtet nga Spanja, Përfaqësuesja e Karatesë nuk është lejuar të garojë e barabartë me garuesit tjerë në Kampionatin Evropian, që nisi sot në Guadalajara të Spanjës.
Atyre iu është kumtuar lajmi nga organizatori se institucionet vendase nuk e kanë lejuar organizatorin që të shfaq simbolet shtetërore.
Komiteti Olimpik i Kosovës me shqetësim të madh është duke përjetuar diskriminimet e sportistëve të Kosovës nga shtetet, të cilat ende e përziejnë sportin me politikën.
Kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Avni Gashi tha në një intervistë për Euronews Albania se kanë reaguar në instancat evropiane që kanë shprehur pafuqinë për të ndikuar në institucionet spanjolle.
“Kërkesa ka qenë që të mos ketë simbole as në veshje, as në palestër. Duhet të ishte flamuri dhe himni në rast medaljeje. Për tërheqje është vonë se ndeshjet kanë nisur. E vetmja gjë që mund të bëjmë është që këto diskriminime t’i kthejmë në forcë, pasi këto gjëra po përsëriten. E njëjta gjë ndodhi pak kohë më parë edhe në Qipro, ndërkohë që qeveria spanjolle nuk na mundësuar as viza. Njoftimi nuk ka qenë paraprak por në momentet e fundit”, tha Gashi.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet