Skandali seksual trondit konservatorët, dorëhiqet kandidati për Londrën

29 Qershor 2023 | 14:07

Një tjetër skandal ka përfshirë politikën në Britani të Madhe.

Daniel Korski, kandidati i konservatorëve për kryebashkiak të Londrës hoqi dorë nga gara pasi një producente televizive e akuzoi atë se e ka ngacmuar 10 vite më parë.

Ish-këshilltari i Downing Street tha se ai po tërhiqej nga gara me trishtim, ndërsa vazhdoi të mohonte akuzat e bëra nga producentja.

“Unë mohoj kategorikisht akuzat kundër meje. Asgjë nuk më është paraqitur kurrë zyrtarisht 10 vjet më parë; as shtatë vjet më parë kur u aludua akuza. Asnjë hetim nuk është bërë. Unë kam qenë i qartë se do të mirëpres dhe do të marr pjesë konstruktivisht në çdo hetim. Megjithatë, presioni mbi familjen time për shkak të këtij pretendimi të rremë dhe të paprovuar e bën të pamundur vazhdimin e fushatës sime”, u shpreh Korski në deklaratën e tij.

Ai pretendoi se “taktikat e pista, fushatat e shpifjeve dhe strategjitë e fshehta kanë pllakosur këtë proces, duke kërcënuar integritetin dhe ndershmërinë që duhet të përcaktojë partinë”.

Me tërheqjen e sipërmarrësit me origjinë daneze, në garën e konservatorëve mbeten dy kandidatë. Fituesi do të përballet me kryetarin aktual të laburistëve, Sadiq Khan, i cili kërkon një mandat të tretë si kryetar bashkie i Londrës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026