Skandali ‘Witkoff’, këshilltari i Putin fajëson WhatsApp-in për rrjedhjen e bisedës

27 Nëntor 2025 | 08:12

Skandali “Witkoff-gate” po bëhet edhe më i ndërlikuar, pasi këshilltari i presidentit rus Vladimir Putin, Yuri Ushakov, ka deklaruar se rrjedhja e bisedës së përfolur me të dërguarin amerikan Witkoff mund të ketë ndodhur për shkak të përdorimit të WhatsApp-it.

Ushakov pranoi se ndonjëherë zhvillon komunikime pune përmes aplikacionit, duke shtuar se bisedat e tilla “mund të jenë dëgjuar”. Ai theksoi se linjat e komunikimit të sigurt të Kremlinit pothuajse kurrë nuk pësojnë rrjedhje, por në rastin e WhatsApp-it situata është krejt tjetër, duke aluduar se rrjedhja nuk ka të ngjarë të ketë ardhur nga vetë pjesëmarrësit e bisedës.

Ironia qëndron në faktin se një zyrtar i Kremlinit komunikonte përmes një aplikacioni të ndaluar zyrtarisht në Rusi, ndërsa përdorimi i platformave të Meta-s prej zyrtarëve rusë konsiderohet i papranueshëm sipas linjës zyrtare të Moskës.

Nëse telefonata me të vërtetë është zhvilluar në WhatsApp dhe mund të jetë përgjuar, situata ngre tre skenarë të mundshëm:

Aplikacioni ka një backdoor diçka që Meta e mohon kategorikisht.

Pajisja e Ushakovit mund të jetë e infektuar me spyware.

Ai ka përdorur një lidhje të pasigurt dhe tani po shmang përgjegjësinë duke fajësuar platformën.

Skandali po ngre pikëpyetje të mëdha mbi standardet e sigurisë së komunikimit brenda Kremlinit, por edhe mbi natyrën e bisedave mes Moskës dhe emisarëve të administratës Trump.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026

Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)

Një person ka vdekur dhe  dy të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë lundruese trekatëshe me 19 persona në bord u përmbys pranë ishullit...
08:31 | 15/07/2026

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026