S’kanë fund ‘telashet’ për Andrew Tate, ndalohet të vizitojë nënën e sëmurë në MB

22 Dhjetor 2023 | 15:54

Andrew Tate ka pasur një përpjekje për të lënë Rumaninë dhe për të udhëtuar përsëri në Mbretërinë e Bashkuar, për të vizituar nënën e tij të sëmurë.

37-vjeçari shkroi në Twitter: “Shteti rumun vendosi që ajo [nëna e tij] duhet të jetë vetëm në Krishtlindje, nëse është gjallë.”

Sipas mediave të huaja, ai kishte kërkuar një “vizitë urgjente në Londër” për të parë nënën e tij në spital pasi ajo pësoi një atak në zemër.

Tate si dhe vëllai i tij Tristan, më parë i ishte ndaluar të largoheshin nga Rumania, ku ata jetojnë, ndërsa përballen me akuza për përdhunim dhe trafikim të qenieve njerëzore.

Dyshja i kanë mohuar akuzat.

Më parë në arrest shtëpiak, vëllezërve Tate iu dha leja në fillim të vitit për të udhëtuar kudo brenda Rumanisë, por jo jashtë vendit.

Vëllezërit u arrestuan fillimisht në dhjetor 2022 dhe u mbajtën në burg deri në mars, kur u vendosën në ‘arrest shtëpiak’.

Akuzat ndaj tyre dhe dy grave të bashkë-akuzuara pasuan në qershor.

Ata akuzohen se kanë mashtruar shtatë gra në shfrytëzim seksual me premtime për një lidhje ose martesë, një teknikë e quajtur “metoda e dashurisë”.

Andrew Tate ka pohuar vazhdimisht se prokurorët nuk kanë prova dhe se çështja është një komplot politik i krijuar për t’i mbyllur gojën atij.

Tate kohët e fundit është përpjekur të marrë miliona euro sende me vlerë të konfiskuara nga autoritetet, duke përfshirë një numër makinash luksoze dhe ora.

Ky lajm i fundit po përditësohet dhe më shumë detaje do të publikohen së shpejti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron kundër sondazheve që nxjerrin fituese Le Pen në 2027: Mos parashikoni më të keqen për francezët

Presidenti francez Emmanuel Macron u ka bërë thirrje qytetarëve të Francës që të mos u besojnë parashikimeve të sondazheve që nxjerrin Marine Le Pen si...
18:05 | 17/07/2026

Hungaria nis hetimet ndaj ish-ministrit të jashtëm për lidhje të dyshuara me Rusinë

Kryeministri hungarez Peter Magyar tha se një hetim është nisur për marrëdhëniet e ish-ministrit të Jashtëm Peter Szijjarto me Rusinë, por nuk pranoi të zbulonte...
17:57 | 17/07/2026

Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë

Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë nisi të premten, më 17 korrik në Uashington. Takimin mes zyrtarëve amerikanë dhe...
17:54 | 17/07/2026