Skeleti 150 milionë vjeçar i dinozaurit Barry do të shitet në Paris

18 Shtator 2023 | 17:30

Një skelet, pothuajse i plotë, i një dinozauri do të shitet në një ankand në Paris, në muajin e ardhshëm. Ky skelet, që besohet se ekziston që 150 milionë vjet më parë, është zbuluar më 1990 në Uajoming të Shteteve të Bashkuara.

Ai është emërtuar Barry, sipas Barry James, paleontologut që e ka zbuluar atë. Ekspertët besojnë se skeleti është i ruajtur “jashtëzakonisht mirë”.

Ai parashihet që mund të shitet për 1.2 milion euro në ankandin e 20 tetorit në Hotelin Drouot.

Barry besohet se ka qenë 2.1 metra i gjatë.

Alexandre Giquello, nga shtëpia e ankandit, ka thënë se është e pazakonshme të shohësh një skelet kaq të paprekur të ndonjë dinozauri.

“Kafka është 90 për qind e kompletuar dhe pjesa tjera e dinozaurit është 80 për qind e kompletuar”, ka thënë ai. Shitje të tilla të skeletit të një dinozauri janë tepër të rralla.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026