Bayern i pakënaqur me Tuchel/ Gjermani s’i bind drejtuesit, Alonso si zëvendësues
3 trofetë e humbur në krye të Bayernit rëndojnë shumë për Thomas Tuchel, i cili me gjasa do ta mbyllë aventurën në Mynih më shpejt nga c pritej.
Bayerni po kalon një formë të mirë në kampionat, por sërish drejtuesit janë të pakënaqur nga performanca aktuale. Sipas Bild, klubi e ka vënë në dijeni 50-vjecarin se nuk do t’i tolerohet asnjë lloj trofeu i humbur këtë sezon, pasi në pikë të tillë shkarkimi është i menjëhershëm.
Zëvendësuesi i tij cilësohet trajneri i aspirinave, Xabi Alonso. Ky i fundit po bën mirë me Leverkusenin ndërsa renditet në vendin e parë në kampionatin gjerman.
3 fitore dhe një barazim në 4 përballje tregojnë se spanjolli po bën një punë të jashtëzakonshme, ku ekipi i tij ka shënuar 14 gola. Problem ii vetëm nëse ky skenar është i vërtetë, mbetet kontrata e ish-bavarezit që e lidh me klubin e Leverkusenit deri në vitin 2026.
Një ofertë nga Bayern Munchen vështirë se mund të refuzohej nga Alonso, i cili edhe pse i ri në trajnim, ka premise për të qenë një trajner i suksesshëm. Në anën tjetër, tek Tuchel rëndon dhe presioni i merkatos, ku janë shpenzuar shumë para, si në rastin e sulmuesit Harry Kane.
Ky i fundit po bën mirë në sulm, ku ka arritur të shënojë 4 gola. Kujtojmë se që prej emërimin në krye të Bajernit, Tuchel ka humbur ligën e kampionëve, kupën dhe superkupë ne Gjermanisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë