Skema e mashtrimit në AKBN, Apeli shfuqizon masën e “arrestit me burg” për biznesmenin Isuf Berberi
Gjykata e Apelit ka urdhëruar heqjen e masës së “arrestit me burg” për biznesmenin Isuf Berberi, i cili akuzohet të jetë përfshirë në skemën e mashtrimit në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Biznesmeni në fjalë rezulton aksioner i kompanisë “Phoenix Petroleum”, kompani kjo e përfshirë në skemën me dëm prej 1.5 milionë dollarë.
Si funksiononte skema e mashtrimit me dëm 1.5 milionë në AKBN
Firma “Phoenix Petrolium” kishte një marrëveshje paraprake me kompaninë amerikanë për punimet në puset e naftës dhe prej andej kopjoi firmën për të nënshkruar faturat false. Në dosjen voluminoze të prokurorisë së Tiranës, sqarohet me detaje skema e mashtrimit në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore me vlerë totale 1.5 mln dollarë.
Nga hetimet dhe bashkëpunimi me autoritetet amerikane ka rezultuar se Feniks Petrolium kishte kryer një para kontratë me kompaninë (BSES) për të bërë tetë vlerësime rezervuarësh dhe plane biznesi por pa konkretizuar asgjë.
Pikërisht nga kjo parakontratë rezulton të jetë falsifikuar më pas edhe firma e përfaqësueses së firmës amerikane duke u kopjuar në 8 faturat që iu paraqitën AKBN-së.
Në dosjen e prokurorisë thuhet se më pas edhe zyrtarët e AKBN-së me mos veprimet e tyre kanë legjitimuar skemën për zbulimin e së cilës dështuan edhe 2 inspektorët tatimorë të cilët duhet të ishin filtri i 2-të.
Nga gjashtë të ndaluarit, pesë prej të cilëve në masën “arrest me burg” dhe një në “arrest shtëpie” pritet të dalin të premten para gjykatës për komunikimin e masës së sigurisë ndërsa në kërkim vijojnë të jenë drejtori hidrokarbureve pranë AKBN-së dhe aksioneri “Phoenix Petrolium”, Isuf Berberi.
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni