“Skemat banditeske në veprim”, gruaja e Boçit reagon pas plagosjes së të birit
Bashkëshortja e Luçiano Boçit, Blerina Boçi ka reaguar pas sherrit masiv të ndodhur një natë më parë gjatë mitingut përmbyllës të Partisë Demokratike ku mbeti i dëmtuar djali i saj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ku shpërndan edhe pamjet e sherrit, ajo thotë se ky është një veprim i skemave banditeske, por që do ta zbardhin deri në fund.
“Skemat banditeske në veprim të plotë, por do e zbardhim deri në fund! Zoti thotë “Beteja është e imja”, shkruan ajo krahas videos.
Një sherr i madh mes militantëve të opozitës ka ndodhur këtë të mërkurë në qytetin e Elbasanit, ku Partia Demokratike dhe koalicioni “Shqipëria Madhështore” po zhvillonin takimin elektoral përmbyllës për zgjedhjet e 11 majit.
Në përplasje ka qenë i përfshirë edhe Parid Boçi, djali i deputetit Luçiano Boçi, i cili mbeti i lënduar.
Mësohet se Parid Boçi ka pësuar çarje në kokë gjatë sherrit, por nuk ka pasoja serioze për jetën ndërsa ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku po merr mjekim.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta