“Skenar për vrasjen e një presidenti”, çfarë po planifikon Vladimir Putin?

26 Nëntor 2022 | 13:04

Kremlini ka marrë një vendim për një “zgjidhje” radikale të një prej problemeve të tij në lidhje me Bjellorusinë, sipas mediave të huaja.

Mediat e huaja shkruajnë se  sipas plantit të liderit të Kremlinit Vladimir Putin, vrasja e Presidentit Alexander Lukashenko, ose në çdo rast detyrimin e këtij të fundit për të bashkëpunuar me të do të ishte një nga zgjidhjet.

“Me udhëzimet e presidentit rus Vladimir Putin pas kthimit të tij nga samiti i fundit i CSTO (Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive), inteligjenca ushtarake ruse mund të përpiqet në ditët në vijim të miratojë një skenar që përfshin për vrasjen e presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko ose do të përpiqet thjesht ta frikësojë atë në mënyrë që të urdhërojë trupat e tij që të përfshihen në luftë më Ukrainën,” sipas institutit amerikan, Robert Lansing Institute.

Inteligjenca Ushtarake Ruse (GRU) po shqyrton skenarin që përfshin vrasjen e Lukashenkos, detyrë e cila do t’i besohej Sekretarit të Përgjithshëm të CSTO, Sanislav Zas, një njeri besnik ndaj Rusisë dhe nën kontrollin e GRU, shkruan Ansa.

Sipas komplotit, Zas më pas do të deklaronte bashkimin e Bjellorusisë me Rusinë si një entitet autonom, me sa duket për të parandaluar kërcënimin ushtarak nga Ukraina dhe Polonia.

Në të dy skenarët – nëse bëhet fjalë për një vrasje apo një atentat të dështuar ndaj Lukashenkos,  do të paraqiteshin “prova” të fabrikuara të “përfshirjes së Ukrainës dhe Polonisë nën drejtimin e inteligjencës së NATO-s”, të cilat do të ofronin një pretekst për përfshirjen e trupave bjelloruse në luftën kundër Ukrainës.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllen bisedimet në Doha, Trump: Çarmatimi bërthamor i Iranit po shkon shumë mirë

Bisedimet indirekte mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara kanë përfunduar në Doha, pa ndonjë përparim të dukshëm drejt një marrëveshjeje afatgjatë. Negociatat u përqendruan kryesisht...
19:01 | 02/07/2026

Le Pen: Nuk do të kandidoj për presidente në vitin 2027 nëse gjykata vendos që të mbaj një byzylyk elektronik

Liderja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen ka deklaruar se se nuk do të kandidojë për presidente vitin e ardhshëm nëse gjykata në Paris...
18:38 | 02/07/2026

Një fosil i rrallë dinosauri nga Antarktida gjendet i fshehur në një sirtar

Shkencëtarët kanë hasur rastësisht një fosil të rrallë dinosauri nga Antarktida, i cili ishte fshehur për dekada të tëra në një sirtar. Kocka vjen nga bishti...
18:27 | 02/07/2026