Skënderbeu| Momenti për kthesën, korçarët të penalizuar nga mungesat
Dy humbjet radhazi ndaj Laçit e Vllaznisë nuk janë pritur mirë nga drejtuesit e Skënderbeu e trajneri Gvozdenovic, i cili kërkon kthesën ndaj kryesuesve të Superligës Shqiptare. Dy skuadrat përballen në stadiumin ‘Skënderbeu’ me njëra-tjetrën, ndërsa tekniku serb ka pohuar se ky është momenti i duhur për të bërë kthesën.
“Patjetër do reagojmë, se pas dy humbjesh radhazi, tani është momenti për reagim. Prapë do flasim pas ndeshjes si jemi,” – u shpreh Gvozdenovic.
Më tej tekniku ka shtuar se skuadra vuan 3 mungesa për këtë sfidë.
“Ne kemi 3 lojtarë që do mungojnë. Do shikojmë, kemi opsione dhe do shohim kokë më kokë. Do vendosim sot, në stërvitjen e fundit,” – tha ai.
Të shtunën luhen dhe ndeshje të tjera, derbi Tirana-Dinamo dhe Teuta-Partizani. Të kuqtë kanë zhvilluar përgatitjet e fundit, ndërsa skuadra ende nuk ka përzgjedhur trajnerin e ri.
“Trajneri i ri? Ne jemi në negociata për të diskutuar me profilet që kemi përzgjedhur. Nuk është e lehtë duke pasur parasysh në momentin që ndodhemi. Gjithsesi këtë qetësi na e jep dhe fakti që ekipi përgjigjet mjaft mire,” – u shpreh Abilaliaj.
Kryendeshja e javës padyshim cilësohet ajo mes Tiranës dhe Dinamos, për faktin se është derbi i kryeqytetit, por dy ekipet kanë një ecuri krejt të kundërt nga njëra-tjetra.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta