Skënderbeu si indian apo egjiptian, Haliti: Portreti s’përkon me të kaluarën 

21 Tetor 2022 | 09:39

Së fundmi po qarkullon në internet një foto e Skënderbeut, e realizuar nga programi DELL.E 2 i inteligjencës artificiale. Kjo foto ka ngjallur shumë komente, shumica e të cilave janë me konotacion negativ dhe nuk e kanë pëlqyer.

Madje komentuesit shprehen se nuk ngjason me një shqiptar, por më shumë duket si indian apo si egjiptian. Më herët, ndër vite janë realizuar portrete ndryshme të heroit tonë kombëtar të cilat janë vlerësuar dhe madje janë përdorur edhe zyrtarisht në institucione, sikurse është punimi i Odise Paskalit.

Piktori Helidon Haliti tha në emisionin “Good Morning Albanians” se në momentin që ka gravura të cilat janë bërë në kokë, portreti i krijuar nuk përkon në asnjë gjë me të kaluarën.

“Pra është një personazh i një figure pse jo fisnike, aspak shqiptare, por po të hyjmë më thellë në sy, ka diçka që ndoshta është në lidhje me Hamzain. Nuk është çështja se aty ka ndonjë fyerja ekselente; nuk ka lidhje me imazhin e vërtetë të gravurave të asaj kohe”, tha Haliti.

Ai tha se portreti ka bujën e momentin pasi është një program i ri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026