“S’kërkojmë pushtimin e Gazës”- Netanyahu: Cilat janë qëllimet tona
“Ne nuk po kërkojmë ta pushtojmë Gazën, apo ta qeverisim atë. Ajo që duhet të shohim në gaza është demilitarizimi, çrrënjosja e radikalizmit dhe rindërtimi”. Kështu ka deklaruar kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, pas takimit me familjen e një ushtari të vrarë.
Deklarata erdhi pak orë pasi Izraeli ra dakord të ofronte ndërprerje humanitare 4-orëshe të konfliktit në veri të Gazës, vendim ky i vlerësuar nga OKB dhe Shtetet e Bashkuara.
Më herët, një përfaqësues i Brigadave Al Kuds, krahu ushtarak i Xhihadit Islamik Palestinez, njoftoi se ishin gati të lironin dy pengje të tjera izraelite, një grua 77-vjeçare dhe një djalë 12 vjeç.
Në orët e vona të së enjtes, rebelët Huthi në Jemen deklaruan se kishin qëlluar një seri raketash balistike ndaj jugut të Izraelit, në veçanti në portin e Eilatit. Rebelët thanë se raketat i kishin goditur objektivat, ndërsa shteti hebre njoftoi se sistemet e tij kishin neutralizuar në ajër raketa të shumta mbi detin e Kuq.
Situata është gjithnjë e më e tensionuar në Bregun Perëndimor. Të enjten, forcat izraelite i dhanë jetë një sulmi të gjatë në qytetin e Jeninit, ku të paktën 14 palestinezë mbetën të vrarë dhe 20 të tjerë të plagosur.
LEXONI GJITHASHTU:
I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së