Skualifikohet sportisti kosovar Shkëlzen Goqi pas gjestit të shqiponjës
Sportisti nga Kosova, Shkëlzen Goqi, është skualifikuar nga një garë tradicionale kërcimesh në Podgoricë, pas një gjesti simbolik që ai bëri në përfundim të kërcimit të tij. Goqi formoi me duar simbolin e shqiponjës, një shenjë që organizatorët e aktivitetit e cilësuan si “provokuese dhe të papërshtatshme”.
Njëri nga organizatorët e ngjarjes, Darko Nikçeviç, i cili ishte në mesin e atyre që votuan pro skualifikimit të sportistit, deklaroi:
“Rregullat e manifestimit ndalojnë qartë shfaqjen e simboleve dhe mesazheve të papërshtatshme politike, kombëtare apo të natyrave të tjera. Vendimi ynë bazohet në këto rregulla.”
Skualifikimin e Goqit disa e kanë cilësuar vendimin si të padrejtë dhe të motivuar politikisht, ndërsa të tjerë kanë mbështetur organizatorët për respektimin e rregullave të paracaktuara.
LEXONI GJITHASHTU:
Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)
Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)
- 08:14 Krim brutal në Teksas, dy motrat vrasin një 32-vjeçare, nënë e pesë fëmijëve
- 08:10 Starmer pret në Londër Rutte, në fokus Samiti i NATO-s në Ankara dhe çështja e Ukrainës
- 08:04 Paraguai eliminon Gjermaninë me penallti dhe siguron një vend në 16 më të mirat
- 08:03 Trump: Negociatorët amerikanë po shkojnë në Katar për një takim të rëndësishëm lidhur me Iranin
- 07:59 Maroku eliminon Holandën me penallti dhe siguron kualifikimin
- 07:51 Trump emëron Keith Sonderling, Sekretar të Punës së SHBA-së