Fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Durrësit gjatë fundjavës

20 Korrik 2025 | 19:38

Porti i Durrësit ka përjetuar një rritje të ndjeshme të hyrjeve të pasagjerëve gjatë fundjavës së fundit, në përputhje me intensifikimin e lëvizjeve në kulmin e sezonit veror.

Sipas të dhënave zyrtare, në periudhën 18–20 korrik, në port kanë hyrë gjithsej 13,398 pasagjerë nga portet italiane. Dita me fluksin më të madh ka qenë e diela, me 5,289 pasagjerë të regjistruar në hyrje. Të shtunën kanë hyrë 4,820 persona, ndërsa të premten 3,289.

Përballë kësaj rritjeje, autoritetet portuale kanë shtuar kapacitetet operacionale. Trageti në linjën Durrës–Bari po operon me dy lundrime në ditë që nga fundjava e kaluar, ndërsa linja Durrës–Ankona ka kaluar në regjim ditor prej fillimit të korrikut.

Zyrtarë të Autoritetit Portual të Durrësit kanë deklaruar se strukturat janë angazhuar në mënyrë të plotë për të përballuar fluksin dhe për të garantuar një proces të sigurt, të shpejtë dhe të organizuar për përpunimin e pasagjerëve.

Rritja e lëvizjes pritet të vijojë edhe në javët në vijim, ndërsa destinacioni detar më i madh i vendit mbetet një nga pikat kyçe të hyrje-daljeve të turistëve dhe emigrantëve gjatë sezonit veror.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mblidhen protestuesit e parë para Kuvendit, deputetët e PS hyjnë 30 minuta më herët (VIDEO)

Protestuesit e parë janë mbledhur mëngjesin e sotëm para godinës së Kuvendit, ku në orën 10:00 është parashikuar të zhvillohet seanca plenare. Tubimi ishte paralajmëruar...
09:48 | 30/06/2026

Arrestohet shqiptari në Britani, la fëmijët vetëm në shtëpi për të takuar një 14-vjeçare që kishte njohur në internet

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Birmingham të Mbretërisë së Bashkuar, pasi dyshohet se la vetëm në banesë dy fëmijët e tij të mitur për...
09:36 | 30/06/2026

Zbardhen rrethanat e plagosjes me armë në Pogradec, kush janë 4 autorët që tentuan të vrasin 35-vjeçarin (EMRAT)

Janë zbardhur rrethanat e ngjarjes së djeshme mbi plagosjen me armë zjarri në lagjen nr. 3, Pogradec. Nga plagosja që iu bë me armë zjarri...
09:29 | 30/06/2026