Zbardhen rrethanat e plagosjes me armë në Pogradec, kush janë 4 autorët që tentuan të vrasin 35-vjeçarin (EMRAT)
Janë zbardhur rrethanat e ngjarjes së djeshme mbi plagosjen me armë zjarri në lagjen nr. 3, Pogradec. Nga plagosja që iu bë me armë zjarri në këmbë 35-vjeçarit Brian Syzo, janë identifikuar 4 autorët e dyshuar të ngjarjes, të katërt me precedent penal për krime kundër personit.
2 prej tyre, shtetasit Nikolas Agolli 24 vjeç, banues në fshatin Buçimas, dhe David Prifti 30 vjeç, banues në lagjen nr. 1, Pogradec, u vunë në pranga.
Ndërsa 2 të tjerët, shtetasit Meard Berberi 40 vjeç, banues në lagjen nr. 2, Pogradec, dhe 22 vjeçari Edison Agolli, i vëllai i Nikolas Agollit njëkohësisht, u shpallën në kërkim.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, për shkak të konflikteve të mëparshme me Brian Syzon, kanë tentuar ta vrasin atë duke e qëlluar me armë zjarri, gjatë kohës që ai ndodhej në automjetin e tij, të parkuar në lagjen nr. 3, Pogradec.
Mësohet se të rinjtë e përfshirë në tentativën për vrasje janë problematikë në qytetin e Pogradecit. Njihen për gjuajtjet me armë, rrahje, gjoba dhe presione të vazhdueshme bizneseve.
Gjatë veprimeve hetimore u sekuestruan 3 automjete dhe 6 aparate celularë.
35-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.


I plagosuri, Brian Syzo. Autori, Nikollas Agolli.
Balla opozitës: PS nuk e mund dot askush, protesta mposhti PD-në
Seanca në Kuvend, rrëzohet interpelanca urgjente me kryeministrin Rama, e kërkuar nga Gazment Bardhi për protestën
Ndryshim në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, largohet si anëtare Marjana Koçeku, kush e zëvendëson
- 11:02 Balla opozitës: PS nuk e mund dot askush, protesta mposhti PD-në
- 10:59 Britania propozon rregulla të reja për platformat mobile të Apple dhe Google
- 10:44 Vapa rekorde vë në provë gatishmërinë e Gjermanisë
- 10:41 Seanca në Kuvend, rrëzohet interpelanca urgjente me kryeministrin Rama, e kërkuar nga Gazment Bardhi për protestën
- 10:29 Ndryshim në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, largohet si anëtare Marjana Koçeku, kush e zëvendëson
- 10:23 Kupa e Botës 2026, incidente në Hagë pas kualifikimit të Marokut ndaj Holandës